Gurma takon dy të rinjtë e talentuar të shahut Klevin dhe Eklean: Nuk do të rreshtim së mbështeturi në çdo drejtim

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka pritur sot në zyrën e tij dy shahistët e talentuar sarandiot Klevin dhe Eklean.

Të dy të rinjtë nga Saranda morën rezultate mbreslënëse në kampionatin e fundit të shahut të zhvilluar në Malin e Zi, ku Klevi u shpall kampion ballkani, ndërsa Eklea mori medaljen e Bronztë.

Në postimin e tij kryebashkiaku Gurma, i cili ka përkrahur çdo të ri për rezultatet e shkëlqyera që kanë arritur, thekson se kjo mbështetje nuk do të ndalet për çdo arritje që do kryhet.

“Kelvin dhe Eklea dy shahistët tanë, në çdo aktivitet që shkojnë na përfaqësojnë denjësisht.

Nga Kampionati Ballkanik në Mal të Zi, Kelvin u kthye si Kampion i Ballkanitdhe Eklea me Medaljen e Bronztë.

Shumë urime për dy talentet tanë, trainerin e apasionuar të tyre Lime Mihasi, si dhe familiarët e tyre, që i mbështesin në çdo hap.

Ne nuk do të rreshtim së mbështeturi, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht këta modele shëmbullore për bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm.

Vlerësim dhe respekt”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/