Sarandë: Se shpejti aktivitet për Neço Mukon, kolosin e polifonisë se bregdetit

Kur mendohej se figura e tij ishte harruar se paku ne “gjuhe e artit” ne mjediset publik te Sarandes, vjen nje aktivitet i llojit kompeks kushtuar, pikerisht Neço Mukos, kolosit të polifonisë se Bregdetit

Burime zyrtare bashkiake bene te ditur se ditën e premte, më 21 tetor 2022, ora 11:00, duke nisur me zbulimin e pllakës memoriale në afërsi të ndërtesës së PTT Sarandë, për të vijuar në mjediset e Galerisë “Art-Saranda”; organizohet veprimtaria “Merrm’, o Val’, o Det…!”.

Mesohet se përmes saj do të hidhet dritë mbi personalitetin dhe kontributet e veçanta të Nestor (Neço) Mukos, kolosit të polifonisë së Bregut, këngës qytetare të Shqipërisë së Jugut dhe Shoqatës së tij Muzikore-Teatrore “Pif-Paf”, që la gjurmë të arta në traditën tonë kombëtare në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Duket se e gjtihe veprimtaria ka patur kujdesin dhe vemendjen e kryebashkiakut Adrian Gurma i cili kerkon qe te mos harrohen disa identitete kulturore e trashegimore te Sarandes e me gjere, te rajonit te saj.

Sipas programit te detajuar, Zbulimi i pllakës memoriale në vendin ku Shoqëria “Pif-Paf” jepte koncertet dhe shfaqjet e saj (pranë ndërtesës së PTT) do te jete hapi i pare i kesaj dite promocionale dhe homah qe do te vijoje me- nje Vizitë në stendat e ekspozitës fotografike nga aktiviteti i Grupit të Neço Mukos, të vendosura në hapësirën e jashtme të Galerisë “Art-Saranda”

Pikerist ne Galerine e arteve pamore te Bashkise do te pershendese kryetari Adrian Gurma qe do te pasohet nga referati: “Nestor (Neço) Muko: Kolos i Polifonisë dhe i këngës qytetare”, kumtuar nga Niko Kotherja, studjues dhe koleksionist .

– Këngë nga grupi i Himarës; – Dorëzim kryebashkiakut Adrian Gurma i librit “Lyra” të Neço Mukos dhe të pllakës origjinale të këngëve rregjistruar në Paris. si dhe kumtesa: “Neço Muko- themeltar i teatrit në Sarandë, personalitet me emër të madh” nga Prof. Dr.Josif Papagjoni; “Mbi profilin e grupit të Neço Mukos, përbërjen dhe aktivitetin e tij.”,kumtesë nga Timo Mërkuri, studjues i isopolifonisë ; do te pasohen nga : Këngë nga grupi i Sarandës; Përjetime: nga Eno Koço, muzikolog, i biri i Tefta Tashko Koço; Ceremoni e nderimit me Medaljen “Mirënjohja e Qytetit” për Nestor (Neço) Mukon dhe 8 anëtarët e grupit; Interpretime këngësh nga grupet e ftuara të polifonisë (Himarë + Sarandë) ; Vizita në eksponatet ku ekspozohen dokumenta dhe relike nga veprimtaria e Neço Mukos dhe Shoqërisë Muzikore-Teatrore “Pif-Paf”, etj., jane pjese e nje programi te pasur dhe me drite per nje figure interesante dhe ploot vlera te nje artisti qe ka lene gjurme ne kohe e tij deri edhe ne kohet e sotme moderne, me stilet e polifonise se famshme e unikale te Bregdetit jonian.