Pas Sarandës, Blendi Klosi zhvillon takime edhe me strukturat e PS në Delvinë e Finiq

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka nisur menjëherë nga puna duke zhvilluar takimet e para me strukturat e këtij qarku.
Pas Sarandës, Klosi së bashku me deputetët e zonës ka zhvilluar takime dhe në Finiq e Delvinë.
Gjatë këtyre takimeve ata kanë diskutuar mbi forcimin e rolit të strukturave të riorganizuara të Partisë për t’i dhënë asaj fitoren e radhës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Një tjetër fokus i diskutimeve ka qenë dhe vëmendje e shtuar edhe për nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, si dhe adresimin e tyre të duhur tek institucionet.

Rritja e angazhimit të strukturave, agjenda e punëve në vijim, si dhe komunikimi më intensiv me qytetarët, për të dëgjuar e zgjidhur shqetësimet e tyre, ishin disa nga temat më të diskutuara.