Policia e Sarandës arreston 24- vjeçarin, i gjetën hashash në xhepa dhe në shtëpi

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.