Me dru të prerë pa leje në kamion, arrestohet 33-vjeçari në Gjirokastër

Një 33-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar dru, të prera në mënyrë të jashtëligjshme. Shtetasi me iniciale T. B., banues në Çepunë është ndaluar në afërsi të fshatit Zenelaj.

Në mjetin që drejtonte ndodheshin 4 m³ dru të prera pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit të efektivëve në shtëpinë e të riut, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Kanabisi, lënda drusore dhe automjeti janë sekuestruar si prova materiale që do t’i shërbejnë hetimeve ndaj këtij shtetasi.