Lëkundje të forta tërmeti në Sarandë

Një termët është regjistruar pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tërmeti në fjalë ka qenë me magnitudë 4.5 rihter.

Tërmeti që ka rënë në zonën e Filiatit, në orën 14:46, e ka pasur thellësinë 10 kilometra.

Nga tërmeti nuk raportohet të ketë dëme materiale dhe as persona të lënduar, por nga lëkundiet e tokës, shumë persona janë trembur dhe kanë dalë jashtë shtëpive të tyre nga frika.

Tërmeti është ndier i dorte në Sarandë dhe Delvinë.