Manjola Nikollo takime në fshatin Shalës të Konispolit: Mu thye zemra nga çfarë dëgjova..
Kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo, ka zhvilluar një takim në fshatin Shalës të bashkisë Konispol.
Nikollo shkruan se është prekur shumë nga fjalia e një të riu drejtuar të moshuarave që ishin në takim.
“Shalsi,fshati i lënë në harresë nga Bashkia Konispol!
Një takim i frytshëm me diskutime konstruktive nga demokratët e zonës!
Ajo cfarë më preku zemrën,ishte fjalia e një të riu që ju drejtua disa burrave të nderuar në takim,por që i përkisnin moshës së tretë:
Duhet të gjejmë kandidaturat më të mira për të na përfaqësuar dhe të na sjellin fitoren e Bashkisë Konispol,që t’ju shërbejnë juve,se ne brezi i ri do ikim në emigracion!”, shkruan kryetarja e PD Sarandë. /Sarandaneës.com/