Destinacioni i javës: Kisha e Manastirit të Shën Kollit, Mesopotam. 12 km nga qyteti i Sarandës

Kisha e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam ndodhet në një kodër piktoreske, mes dy lumenjve, lumit Bistricë dhe lumit Kalasë.

Ambientet e manastirit dhe kishës janë përshtatur brenda një fortifikimi bizantin të shek. 10-të, i pajisur me një numër të madh kullash.

Kisha ndodhet në anën jugore të manastirit dhe në pamjen e jashtme ka formën e një kubi me pjesën qëndrore që ngrihet me katër kupola.

Dyshemeja e kishës është me pllaka të mëdha guri gëlqeror dhe rrypa mozaiku që formojnë figura gjeometrike.

Për shkak të zgjidhjes konstruktive, kisha e Mesopotamit përbën një rast unikal në arkitekturën bizantine, në aspektin e ndërtimit planimetrik e vëllimor por edhe hipotezës se ajo mund të ketë funksionuar për të dy ritet, ortodokse dhe katolike.

Një element i veçantë i kësaj kishe janë edhe një sërë relievesh të gdhendur në muret e saj, të realizuar në blloqe gurësh me paraqitje zoomorfe.