Kallëzimi në SPAK, ish-drejtoresha e ARRSH: U pyeta për procedurën e rrugës Kardhiq-Delvinë
Pasi qëndroi për afro 2 orë në SPAK, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është ndalur në një prononcim për mediat.
Ajo tha se ishte pyetur si person që ka dijeni për shkeljen e barazisë në tendera, për rrugët Kardhiq-Delvinë, pas kallëzimit nga kompania Gjoka, e cila u përjashtua nga tenderi.
“Çështja nisi 3 vite më parë, me dorëheqjen time nga detyra e ARRSH. U pyeta për procedurën e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. U pyeta në dijeni të personit që ka të dhëna për çështjen.
Me sa u njoftova ishte kallëz për shkelje të barazisë së çështjes. Përderisa prokuroria është duke kryer veprimet procedurale mendoj se shkaku im i dorëheqjes ishte që të vijonte me procedurat dhe për të vënë drejtësinë në pah.”, – tha ajo.