Zyrtarë të bashkisë së  Larisës takohen me kryebashkiakun e Finiqit: Çfarë u diskutua

Një vizitë në Bashkinë e Finiqit, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, u realizua nga një përfaqësi prej tre anëtarësh i Bashkisë së Larisës , i përbërë nga nënkryetari i Bashkisë për Politikat Sociale, z. Sotiris Voulgaris, nënkryetari i Bashkisë për Ambjentin dhe Mbrojtjen Civile, Z. Giannis Alexoulis dhe Menaxheri i Shërbimit Social, Z. Theodoros Gantzoudis.

Kryetari i Bashkisë së Finiqit z. Kristo Kiço u uroi mirëseardhjen të lartpërmendurve dhe shkëmbyen dhurata simbolike duke nënvizuar njëkohësisht elementin historik të zonës dhe lidhjet e tyre miqësore me komunitetin Halo.

Më pas vizituan monumente, të kulturës të zonës me interes historik dhe fetar. , ndërsa u diskutuan gjerësisht mënyrat e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.