Butrinti e mbyll sezonin me barazim

Butrinti e ka mbyllur sezonin futbollistik me barazim duke marrë vetëm 1 pikë në transfertë përballë skuadrës së Labarisë.

Ekipi i drejtuar nga Milto Gurma, barazoi rezultatin me shifrat 2-2, duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Butrinti kaloi i pari në avantazh që në minutën e 5-të me anë të E. Brahimit, por vendasit reaguan menjëherë.

Labëria përmbysi shifrat me anë të Dhramit dhe Kuqit.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit Alesio Kolonja barazpeshoi takimin duke i dhënë 1 pikë skuadrës së tij.

Butrinti e mbyll sezonin në vendin e dytë me 60 pikë të grumbulluara, një edicion që për hir të së vërtetës ka qënë mjaft pozitiv dhe tashmë do luajë ndeshjet e “play off” për të synuar ngjitjen në Kategorinë e Parë . /Sarandanews.com/