Milto Gurma emërohet trajneri i ri i Butrintit

Klubi i Butrintit ka nisur përgatitjet për sezonin  e ri në Kategorinë e Dytë.

Hapi i parë është emërimi i trajneri të ri që do drejtojë skuadrën gjatë këtij sezoni.

Në krye të stolit të Butrintit është emëruar Milto Gurma.

Milto Gurma zëvendëson në këtë post trajnerin Dhiogjen Muço që drejtoi sarandiotët sezonin që u mbyll.

Pas trajnerit të ri, pritet që Butrinti të afrojë dhe disa lojtarë, pasi synimi në këtë sezon është ngjitja në Kategorinë e Parë. /Sarandanews.com/