Finiq, inagurohet shkolla 9 vjeçare e Mesopotamit

U inaugurua sot shkolla 9 vjeçare e Mesopotamit shtesa me dy klasa të reja në prani të Drejtorit të Përgjithshëm (CEO) të Raiffeisen Bank Z. Christian Canacaris, Kryetarit të Bashkisë Finiq Z. Kristo Kiço dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore Finiq-Dropull Z.Ziso Lluci.

Në deklaratën e tij, Z. Kiço falënderoi përzemërsisht zotin Canacaris, për këtë sponsorzim ndaj komunitetit arsimor.

Ky investim synon të kontribuojë për krijimin e kushteve më komode, edukimin më të mirë të nxënësve dhe të lehtësojë në maksimum punën edukative.