Klosi: Në qarkun Vlorë duam fitore 7-0

Blendi Klosi, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, në një intervistë për A2 CNN, theksoi se kjo parti kërkon një fitore të thellë në këtë qark.

“Partia Socialiste po shkon në një garë që nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë, por me llogaridhënien ndaj qytetarëve.

Është mëse e nevojshme që ta kuptojmë situatën, të takojmë më tepër njerëzit dhe ta çojmë partinë në një garë që nuk ka lidhje me kundërshtarin”, tha Klosi.

Sipas tij, Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë që në Vlorë “të dalë 7-0 dhe të shkojmë të sigurt drejt mandatit të tretë”.

“Ne hyjmë për të fituar 61 bashki, e kërkojmë ballëhapur votën e shqiptarëve”, shtoi Klosi.