Destinacioni i javës: Liqeni i Butrintit, 18 km nga qendra e qytetit
Liqeni i Butrintit përbën pjesën qëndrore të Parkut Kombëtar të Butrintit, dhe ka një sipërfaqe rreth 16 km2.
Liqeni ka origjinë tektonike, ndërsa regjimi i tij ujor është tipik i lagunave bregdetare me ujra të kripura.
Komunikon me Detin Jon përmes kanalit të Vivarit, dhe një sasi e vogël e ujit, që vjen nga lumenjtë Bistrica dhe Kalasë derdhet në lagunë/liqen në anën e tij veriore.
Kripshmëria e ujit varion sipas stinëve: nga 15.00 gr/l në dimër, deri ne 33.00 gr/l në verë, ndërkohë që edhe temperatura e tij varion nga 14ºC në dimër deri në 25ºC në verë.
Liqeni është i pasur me disa lloje të peshqve si: qefulli, ngjala, dhe koca.
Midhjet janë molusqet mbizotëruese që kultivonhen prej 1968 dhe vijojnë edhe në ditët e sotme.