Bashkia Konispol: Përfundon faza e parë e sistemit të ujitjes. Në qershor nis faza e dytë

Ka përfunduar faza e parë e sistemit tē ujitjes në bashkinë e Konispolit. Kjo fazë dhe punimet janë parë sot edhe nga përfaqsues të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Bujqësisë.

“Me përfaqësies të Bankës Botërore, Ministrisë së Bujqesisë, fermerë të zonës ku diskutuam e pamë nga afër përfundimin e fazës së parë të sistemit të vaditjes në Bashkinë e Konispolit, një investim mjaft fitimprurës për bujqësinë. Faza e parë e përfunduar dhe faza e dytë që pritet të miratohet e fillojë në muajin Qershor do të sjellë përfitime të mëdha si dhe ulje të kostos së shpenzimeve për fermerët”, bëhet publike në faqen zyrtare të bashkisë ndërsa shoqërohet edhe me foto nga terreni.