Plazhet në Sarandë: A respektohen masat anti-Covid nga pushuesit në vend?

Kriza e krijuar nga koronavirusi ka ndikuar jo pak në numrin e pushuesve dhe aktiviteteve argëtuese në zonat turistike bregdetare.

Silvi Sulaj duke raportuar nga Saranda thotë se qyteti duhet të ishte duke “gumëzhirë” nga turistët e huaj dhe vendas në këtë kohë.

Por, si pasojë e pandemisë, numri i turistëve është i ulët, ndërsa mbizotërojnë më shumë vizitat gjatë fundjavave.

Sa i përket distancës fizike, sipas gazetares duket se nuk po zbatohet.

Pushuesit vijnë në grupe familjare apo shoqërore.