Sarandë, mblidhet kryesia e degës së PD: Jemi gati për aksion…

Diten e djeshme nën kryesimin e kryetares së degës së PD Sarandë Manjola Nikollo dhe pranisë së drejtuesit politik të qarkut Vlorë Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Degës Sarandë.

Tema e diskutimit ka qenë organizimi për nisjen e një aksioni të ri politik.

“U zhvillua mbledhja e Kryesisë së Degës Sarandë.

I pranishëm në mbledhje ishte dhe Kryetari i Grupit të punës për Qarkun e Vlorës z.Bujar Leskaj.

Demokratët e Sarandës janë më të motivuar se kurrë për nisjen e aksionit politik”, shkruan Manjola Nikollo.