Sarandë, drejtonte makinën i dehur, arrestohet 47- vjeçari nga Delvinë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestua në flagrancë shtetasi C. T., 47 vjeç, banues në Delvinë.

Ai u arrestua pasi duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur, në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.