Ndryshon stafi i Bashkise Delvine, emerohen 4 Drejtoret e rinj dhe Trajneri i ekipit “K.F Delvina”

Kryetari i Bashkise Delvine, Besmir Veli ka firmosur emerimin e 4 Drejtuesve te rinj ne administraten e institucionit qe drejton si dhe trajnerin e ri te ekipit “Bistrica”. Ersi Hamit, me nje eksperience 15 vjecare ne sistemin bankar eshte emeruar Drejtor i Kabinetit te Bashkise Delvine. Blerim Kulla, i cili me pare ka mbajtur detyren e Pergjegjesit te Zyres se Gjendjes Civile ne Njesine Administrative Vergo, eshte emeruar Drejtor i Ndermarjes se Sherbimeve ne Bashki. Kulla ka zevendesuar ne detyre Genti Langon i cili tashme do te mbaje detyren e Drejtorit te Tatim Taksave ne Bashki. Nga ana tjeter, Bledar Isufi, me nje eksperience 18 vjecare ne Policine e Shtetit emerohet Drejtor i Policise Bashkiake dhe IVMT ne Bashki. Edhe ekipi i futbollit “K.F Delvina” ka rifreskuar drejtim, pasi prej dites se sotme do te drejtohet nga ish futbollisti Markelian Alinani.