Oltion Çaçi takime me banorët e fshatit Gjashtë dhe lagjeve nr.2 e nr.4

Kandidati i PS per Saranden Oltion Çaçi vijon intensivisht fushaten e tij elektorale me terren duke biseduar me qytetaret.

Ai ka zhvilluar takime me banore te Gjashtes, lagjes nr.2 dhe lagjes nr.4.

“Me banorë të Gjashtës për të shprehur angazhimin tonë se do të bëjmë shumë më shumë për investimet në infrastrukturën rrugore, atë të ujit, ndriçimit me qëllim përmirësimin e jetesës dhe mirëqenies së tyre”

“Me njerëzit për njerëzit

Me banorë e biznese në lagjen 2 #mirënjohës për mbështetjen dhe fjalët e tyre inkurajuese se vetëm me forcën tonë politike dhe vizionin që kemi për Sarandën ne mund t’ia dalim ta çojmë atë në një nivel tjetër zhvillimi dhe emancipimi”

“Në takimin e djeshëm me banorë të lagjes nr 4, për të folur për vizionin transformues të Sarandës një zotim që do ta çojmë përpara bashkë me fitoren tonë në 14 maj”, shkruan Oltion Çaçi.