Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës që ka “ngrënë dru” nga Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese për pastrimin e zonave bregdetare dhe ka përmendur Himarën si histori suksesi.
Por Rama nuk i kurseu as batuat duke thënë se kryetari i bashkisë së Himarës,
I një zgjimi të befasishëm nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe i një pune që është pasqyrë për t’u marrë shembull nga të gjithë tanimë që tregon se sa e rëndësishme është kjo marrëdhënie dhe që secili të bëjë punën e vet.
Kryetari i bashkisë nuk është këtu, por në Shkodër shohim se ka një përpjekje dhe ka një ndryshim në qasje pavarësisht se situata e pastërtisë në Shkodër është ku thërret qameti. Por e vërteta është e vërtetë dhe duhet thënë”, tha Rama.
ka “ngrënë dru publikisht” dhe kjo ka ndikuar në zgjimin e tij të befasishme.
Rama nuk i kurseu kritikat për bashkinë e Shkodrës, duke u shprehur se niveli i pastërtitë është ku thërret qameti.
“Gjatë këtij viti është bërë një punë e jashtëzakonshme që është kurorëzuar me sezonin më shembullor turistik për sa i përket pastrimit përmes rikonceptimit të marrëdhënieve mes qeverisë dhe bashkive bregdetare, por edhe falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive.
Dua të përmend Himarën, nuk e shoh kryetarin e bashkisë së Himarës. Ka rëndësi se dua të përmend si histori suksesi dhe nuk do të çuditesha fare të mos ishte këtu, sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru publikisht, por shembulli i Himarës është një shembull i jashtëzakonshëm.