Sarandë, procedohet penalisht 31- vjeçari për prerje pemësh pa leje

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 31 vjeç, banues në Përmet.

Procedimi u krye për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi dyshohet se ka prerë pemë disa pemë, në vendin e quajtur “Shadhje”, në fshatin Leshnicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.