Rama i thur elozhe bashkisë Sarandë: Është kampione për riciklimin e mbetjeve

Nga Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro bën bilancin e një viti në fushën e mjedisit, duke njoftuar drejtimin që do të marrë ky sektor drejt riciklimit dhe kompostimit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij i thuri elozhe bashkisë së Sarandës.

Ai tha se Bashkia e Sarandës është kampione sa i përket pastrimit dhe riciklimit.

“Bashkia re Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit.

Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve. Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht. Them përgjithësisht se ka ende probleme. Objektivi tashmë është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirë.

Të gjithë bashkitë  nuk duhet të mjaftohen më me  pastrimin por edhe me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend”, tha Rama.