Bllokohen një mjet lundruese Dhërmi

2 mjete lundruese u bllokuan në plazhin e Durrësit, ndërsa një mjet lundrues u bllokua në plazhin e Dhërmiut.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Durrësit, një mjet lundrues motoskaf me drejtues shtetasin serb E. K., duke lëvizur jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

Pasi u bllokua mjeti lundrues, në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, shtetasi E. K. u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj, për shkelje të nenit 24/1/c, të këtij ligji.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u konstatua një mjet lundrues “Jet ski”, në plazhin e Durrësit, me drejtues shtetasin A. Ç., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit.

Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues në SPK Durrës.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, kanë konstatuar një mjet lundrues tip “Jet ski”, me drejtues shtetasin R. B., i cili nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Menjeherë është bërë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Himarës.

Drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj.