Bashkia vijon pastrimin e territorit nga mbetjet, apeli i Gurmës për qytetarët: Mos i hidhni mbeturinat kudo, të jemi më miqësorë me mjedisin

Punonjësit e bashkisë së Sarandës vijojnë ccdo ditë aksionin e tyre për të pastruar territorit ka mbeturinit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma ka bërë dhe një apel për qytetarët, të cilët hedhin mbetjet pa kriter duke ndotur ambjetin.

“Puna për pastrimin e territorit vazhdon çdo ditë, megjithëse është e papranueshme që individë të papërgjegjshëm ndotin dhe hedhin mbetje urbane, kudo e pa kriter duke krijuar vatra pisllëku e burime infeksioni.

Ne do të vazhdojmë çdo ditë të bëjmë punën tonë, për qytetin e pastër edhe pse mes shumë vështirësive e problematikave, por s’do të ndalemi së evidentuari papërgjegjshmërinë dhe moskokçarjen e shumë individëve,të cilët çojnë dëm punën tonë dhe të drejtën e atyre,që duan të jetojnë në një qytet të pastër.

Të jemi miqësorë me mjedisin, për ne dhe për fëmijët tanë

Të respektojmë punën e mundin e njerëzve të thjeshtë,të cilët kontribuojnë orë e pa orë, për pastërtinë e qytetit”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma.