Vrasja e 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohet autori! Ishte i fshehur në garazhin e dy pallateve

Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tarja të shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit në Sarandë.

Xhanelo Tarja, kamarier në një hotel, ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes.

24-vjeçari e ka qëlluar me thikë në zemër 41-vjeçarin pas një konflikti për parkimin e makinave.