Gurma dhe zv. Ambasadori Italian nderojnë të rënët e Divizionit “Perugia”, në ish-bazën ushtarake të Limionit

Në ish-bazën ushtarake të Limionit Zv.Ambasadori i Italisë Luigi Mattirolo, Kryetari i Bashkisë z.Adrian Gurma dhe zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, autoritete lokale e ish ushtarakë, nderuan kujtimin e të rënëve  të Divizionit “Perugia”, të martirizuar në tetorin e vitit 1943.

Në një status në rrjetet sociale kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma shkruan:

“Me Zv.Ambasadorin e Italisë Luigi Mattirolo,autoritete lokale, zyrtarë të përfaqësisë diplomatike të Italisë, qytetarë shqiptarë dhe qytetarë italianë rezidentë në Sarandë, kujtuam dhe nderuam të rënët e divizionit “Perugia”, të martirizuar 79 vite më parë,në zonën e Limionit në Sarandë”, shkruan Adrian Gurma në rrjetet sociale.