VIDEO/ Pushuesit në Himarë përplasen me ish-shefin e Komisariatit që i mori jetën fëmijës 5 vjeç

Në një video të siguruara nga News 24 vetëm pak minuta pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit, drejtuesi i gomones Arjan Tase shihet duke u përplasur verbalisht me pushuesit.

Gjithashtu në fond dëgjohen të qara dhe ulërimat e prindërve dhe familjarëve të fëmijës.