Polici goditi për vdekje me skaf 5-vjeçarin, AMT: Kemi ngritur hetim për zbardhjen e ngjarjes

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me goditjen për vdekje të 5-vjeçarit në plazhin e Potamit nga një punonjës policie.

AMT shkruan se shtetasi A. T., është me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Ndërkohë, shtohet se është ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

AMT: Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, ku polici humbi kontrollin e mjete dhe doli në breg.