Vendoset pema e vitit të ri në Sarandë, bashkia ftesë qytetarëve: Bashkohemi sot për ti dhënë qytetit atmosferën e ngrohtë  

Bashkia e Sarandës ka përmbyllur vendosjen e pemës së vitit të ri.

Përmes një postimi bashkia fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në ndezjen e dritave dite e sotme në orën 17:30.

Postimi

Sonte në orën 17:30, në Sheshin kryesor të qytetit do të ndezim dritat e Pemës së Krishtlindjes.

Eja, bashkohu me ne për ti dhënë qytetit tonë atmosferën e ngrohtë të festave të fundvitit.