Sarandë, arrestohen dy të rinj: Iu gjetën lëndë narkotike gjatë kontrrollit

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. D., 20 vjeç dhe N. M., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i të rinjve u krye pasi gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit K. D., u gjetën dhe u sekuestruan 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se ia ka blerë shtetasit N. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.