Saranda, qyteti i kinemasë së hapur

Mbrëmjen e 15 gushtit e ka bërë edhe më të veçantë nisja e një veprimtarie triditore të formatit Open Cinema.

Ky është një event i veçantë që prek për herë të parë këtë verë Sarandën Duke nisur nga sonte ekrani i dashur i kinemasë rigjeti spektatorin atje ku ai ishte duke shetitur, përgjatë pedonales së bukur. Open Cinema ka mbështetjen e Bashkisë së saj.

Në përshëndetjen e vet për këtë event, Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka falenderuar organizatorët e Open Cinema, që në tri netë, do t’u ofrojë sarandiotëve dhe turistëve, rinisë veçanërisht, të shijojnë nostalgjinë dhe magjinë e artit të shtatë, siç njihet ndryshe kinemaja Open Cinema u shfaq qysh në natën e parë si një veprimtari që solli pranë publikut këtë verë, projeksione të premierave të fundit të kimemasë shqiptare e asaj botërore, duke nisur nga filmi nostalgjik arkivor, kronikat e kohës nga Saranda që kishim dhe emra mjaft të njohur të botës së kinemasë.

Publiku mori kënaqësinë e dyfishtë pasi produktet e kinemasë vijnë në trajtën e një spektakli show, që prezantohet nga ikona Silvana Braçe dhe para ekranit, në shetitoren e ktyer në skenë dhe në sallë, performuan para ekranit të kinemasë këngëtarë të afirmuar e të dashur.

Open Cinema do të jetë në Sarandë për tri netë radhazi, deri më 17 gusht.