VIDEO/ Rama: Ja kush kandidon kundër Jorgo Goros në Himarë

Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama komentoi sot përballjen elektorale të 14 majit në Himarë.

Rama ndau në rrjetet sociale një video ku shfaqet se pas kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Belerin qëndrojnë Berisha dhe Meta.

“Ja klouni që me mbështetjen e Salike Floririt kërkon të marrë zvarrë mbrapa Himarën; shembëlltyra më kuptimplote e shportës opozitare që ka mbledhur bashkë karavidhet më të shëmtuara të historisë politike të Shqipërisë”, tha Rama.

Edhe më herët në takimet elektorale në bashki të ndryshme të vendit, Rama ka deklaruar se kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” nuk synojnë të punojnë për qytetarët e komunitetet, por janë vendosur me qëllimin e vetëm për të marrë peng bashki për interesat e Berishës dhe Metës.