Përfundon mbledhja e grupit të PS, Rama braktis Vlorën për Durrësin

Grupi i Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së sotme në qytetin e Elbasanit ka marrë disa vendimet për riorganizim.

Pas gati 100 minuta diskutime, grupi i PS ka marrë vendimin që kryetari, Edi Rama të jetë drejtues politik në Durrës

Në zgjedhjet e kaluara, kreu i mazhorancës ka qenë drejtues politik në Qarkun e Vlorës.

Ndërkohë ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është rikthyer si drejtuese politike në Lezhë, kurse Ilir Beqaj në  Shkodër. Për Qarkun e Kukësit është caktua Safet Gjici.

Emrat e propozuar u janë komunikuar deputetëve në mbledhje nga kryeministri Rama dhe pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare.