Jahtet luksoze në garë për t’u mbushur me naftë në Sarandë: E blejnë 3 herë më lirë

Në disa video të publikuara në mediat sociale shihen jahte që ankorohen përkohësisht në molin e Sarandës. Ajo që i sjell këto jahte në bregdetin shqiptar është çmimi i naftës, pasi ligji i ri u jep mundësinë mjeteve luksoze që të marrin naftën pa taksa.

Sipas gazetarit Artan Hoxha ato e blejnë naftën në Shqipëri me një çmim tre herë më të ulët nga sa e marrin qytetarët e këtij vendi.

Postimi i Hoxhës:

Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..:

Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me  qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!