Destinacioni i javës: Gjiri i Rrojdhesë, 4 milje nga Porti i Sarandës

Gjiri i Rrojdhesë është një nga plazhet që ndodhen në pjesën veriore të Rivierës së Sarandës.

Është një zonë e ndarë në disa gjire, ku, për shkak të madhësisë së tyre dallohen: Rrojdhe e Madhe dhe Rrojdhe e Vogël.

Vetëm 4 milje nga gjiri i Sarandës, këto plazhe janë të paeksploruara gjerësisht dhe mund të aksesohen nga deti por edhe me mjete të larta tip 4×4.

Detarët e njohin këtë zonë si të mbrojtur nga rrymat detare, me ujëra të kristalta dhe me një florë dhe faunë të pasur nënujore.

Veçantia që të ofron kjo zonë, ku kombinohen bukuria e paprekur natyrore, qetësia dhe kthjelltësia e ujrave të Jonit, të krijon mundësinë të eksplorosh dhe të shijosh këtë larmishmëri të plazheve të Sarandës.