REPORTAZHI: Së bashku në panairin ndërkombëtar të turizmit në Selanik

Një tregues domethënës se ideja e turizmit të integruar funksionon, ishte pjesëmarrja dhe performanca e bërë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, që u zhvillua 18-20 nëntor në Selanik. Bashkia e Sarandës, Fiiniqit, Dropullit, Gjirokastrës dhe Tepelenës, u prezantuan së bashku si një ofertë e unifikuar, në stendat “visitsaranda” e “visitgjirokastra”.

Këtij organizimi iu përgjigjën rreth 40 biznese turizmi nga Gjirokastra dhe Saranda, që u bënë pjesë e edicionin të 37-të të panairit ndërkombëtar të turizmit në Selanik.

Ato ekspozuan vlerat themelore të destinacionit, eksperiencat, akomodimin, kulturën, natyrën, trashëgiminë, nën markat “VisitGjirokastra dhe “VisitSaranda”.

Të dy destinacionet u prezantuan të bashkuar në një stendë, duke ia dalë të shfaqin të fuqizuar imazhin e Jugut të Shqipërisë, si një destinacion gjithëvjetor me potencial të lartë.

U prezantuan më shumë se 100 produkte, që përfshinë akzivitetet në natyrë, turet historike, aventurën, ture fetare, kulinarie, tradite, aktivitete të ujit, si dhe turizmin e nënujit. Stendën “visitsaranda” e “visitgjirokastra” patën mjaft interes, u vizitian nga autoritete e media të huaja dhe sidomos nga qindra klientë e biznese turizmi.

Interesat e tyre ishin të lidhur me bizneset e akomodimit, kukinarinë, mundësitë për ture kulturore, aktivitetet në natyrë dhe alternativat e transportit drejt rajonit.

U realizuan rreth 30 takime të nivelit të lartë të tipit B2B, me operatorë të huaj e DMO, me mundësitë e lidhjes së të paktën 5 partnrriteteve, duke nisur nga sezoni i dimrit.

Prezantimi i rajonit në Panairin “Philixenia” të Selanikut, u mbështet nga Bashkitë e Sarandës, Finiqit, Gjirokastrës e Tepelenës dhe nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër, si një konkretizim i Memirandumit për Turizëm të Integruar”, një nismë e inicuar nga Bashkia e Sarandës dhe Kryetari i saj, Adrian Gurma, gjatë vitit 2022.