Moti i keq, bllokohet rruga Gjirokastër-Sarandë, shihni çfarë ndodh pranë Bistricës

Rruga Gjirokastër-Sarandë është momentalisht e bllokuar.

Në një pjesë të këtij segmeni pranë Bistricës ka rrëshqitje të dheut për shkak të motit me reshje shiu intensive.

Ndonëse ka punonjës të kompanisë që kryen mirëmbajtjen, zhbllokimi i rrugës është i vështirë pasi nevojiten mjete shtesë.

Foto me pamje nga vendi i ngjarjes.