Rama poston pamje nga aerodormi i ri i Gjirokastrës: I hap rrugë një lloji të ri turizmi

Të gjithë pushuesit dhe turistët që zgjedhin Gjirokastrën për të kaluar disa ditë pushimesh, këtë verë do të kenë mundësi të shijojnë një lloj të ri turizmi, atë të  fluturimeve dhe hedhjes me parashutë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e kësaj të shtune se Aerodoromi i ri fushor i Gjirokastrës tashmë ka marrë certifikimin.

Mirëmëngjes dhe me këtë spektakël nga qielli mbi Aerodromin e Ri Fushor të Gjirokastrës, që tashmë me certifikimin e tij i hap rrugë një lloji të ri turizmi, atij të fluturimeve dhe hedhjes me parashutë, duke i dhënë qytetit të Unesco-s edhe më shumë vlerë turistike, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.

Aeroporti i Gjirokastrës shihet si një vlerë e shtuar për të sjelle në qytetin e mbrojtur nga UNESCO edhe vizitore të pasionuar pas sporteve të ajrit.