Në Sarandë: Mbahet tryeza e kryebashkiakëve për strategjinë e decentralizimit
Bashkia e Sarandës është përzgjedhur nga Shoqata për Autonomi Vendore, për organizimin e tryezës rajonale për tërheqjen e mendimeve që do t’i ndihmojnë hartimit të Strategjisë së re të Decentralizimit të pushtetit vendor.
Kryetarë Bashkish nga Qarku i Vlorës dhe ai i Gjirokastrës, i ka mirëseardhur Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma. Ai Falenderoi që Shoqata për Autonomi Vendore zgjodhi ta bëjë në Sarandë këtë takim rajonal.
Adelina Farici, Drejtore Ekzekutive e kësaj Shoqate, duke ftuar për të ngritur dhe adresuar problematika që shqetësojnë, tha se draftimi i strategjisë së decentralizimit, është një proces që e shoqëron konsultimi me Kryetarët e Bashkive. Enea Hoti, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, tha se në strategjinë 2023-2030, kryefjalë do të jenë shërbimet ndaj qytetarëve, përfshi ato
online edhe në nivel vendor. Një prezantim që u ndoq me shumë interes nga të pranishmit dhe i parapriu diskutimit, ishte ai që paraqiti Artan Shkëmbi, ekspert për çështje ligjore dhe vetëqeverisjen vendore.
Diskutantë të shumtë u takuan në idenë pushteti vendor e ka shumë të nevojshme transferimin e shërbimeve bazike, por edhe të strukturave që mbështesin dhe garantojnë dhënien e këtyre shërbimeve qytetarëve.