Shtatë fëmijë të Shtëpisë së Fëmijve “V.Pulla” provuan veten në një komedi dhe ia dolën

Në sallën e Bashkisë së Sarandës u vu në skenë komedia e njohur “Pas vdekjes” e A.Z.Çajupit. Aktorë të kësaj, në një version modern, ishin shtatë fëmijë të Shtëpisë së Fëmijve “V.Pulla”: Kristo, Angjelo, Edera, Rea, Hyria, Katerina dhe Alda. Ishte e para herë që performuan në zhanrin e teatrit. Por këtë nuk e besoje dot duke i parë në lojën e tyre në skenë:të sigurt, brenda personazhit që luanin dhe harmonikë me njeri-tjetrin, në një shfaqje të këndshme.

Shumë komplimenta regjisorëve Eni Jani e Genci Fuga, që e morën përsipër këtë shfaqje jo të lehtë dhe ia dolën me sukses.

Buqetat me lule dhe duatrokitjet i morën fëmijët-aktorë, por suksesin e tyre ata ia dedikojnë profesionistëve të skenës, që punuan fort me ta, i mësuan plot durim dhe dashuri.

Vënia në skenë e komedisë “Pas vdekjes” ishte një projekt në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Sarandë.