Plazhe të pastra publike në Himarë në sezonin turistik më të mbarë se çdo vit

Kryeministri Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Himarës, i pastruar nga bashkia dhe pa asnjë pengesë për pushuesit.

“Mirëmëngjes dhe me Himarën që ka hyrë tashmë në pikun e sezonit më të mbarë se çdo vit e me pastërti shembullore, duke ofruar edhe plazhe të pastra publike për këdo, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Këtë të vit, Shqipëria po shënon sezonin më të mirë turistik sa i takon fluksit të lartë të vizitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë.

Sipas INSTAT nga qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45,0 %, krahasuar me qershor 2021.

Ndërsa porsa i përket statistikave të hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin qershor 2022, janë 1.359.501. Ky tregues rezulton me një rritje 44,6 %, krahasuar me qershor 2021.

Vetëm në 6-mujorin e parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë.