Marrëveshja për Menaxhimin e Butrintit, Yuri Kim: Fondi Amerikan s’ka qëllim fitimin ose shfrytëzim
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një reagim në lidhje me miratimin në Kuvend të Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Yuri Kim thotë se është fakt që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim.
“FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në 2009-ën me mbështetjen e USAID për të zhvilluar sektorin privat dhe demokracinë e qëndrueshme në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka akorduar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë”, shprehet ambasadorja amerikane.
“Nëse jeni të interesuar për më shumë fakte rreth AADF – çfarë është, çfarë bën, çfarë ka bërë, kush është i përfshirë, etj – shikoni raportet e tyre vjetore dhe informacione të tjera këtu http://aadf.org/annual-reports/”, thekson ajo më tej./