Tenton të vetëdigjet 47- vjeçari në Delvinë, transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës

Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç.

Pas ngjarjes ai është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.