Himarë, avionët grekë fikin zjarrin në Malin e Çikës

Beteja e Malit të Çikës me flakët tashmë ka përfunduar në ditën e gjashtë të saj.

Kjo falë ndërhyrjes së dy avionëve të vegjël të dërguar nga Greqia.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë pasdites së djeshme është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe vatrave të zjarrin ndërkohëqë mëngjesin e sotëm si pasojë e lagështirës ato janë shuar plotësisht.

Për momentin ka disa trungje pemësh të cilat vijojnë të digjen në brendësi të tyre dhe po monitorohem pasi mund të përbëjnë rrezik për pvrhapjen e flakëve.

Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 90 hektarë me shkurre dhe bimësi në zonë.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shkak edhe të terenit të vështirë e kishin të pa mundur ndërhyrjen direkte pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe u pa e nevojshme që të kërkohej ndihmë nga vendi fqinj i cili dërgoi dy avionë të specializuar.