FOTO/ Policia Sarandës gjobit ashpër drejtuesin e makinës që u fut mes pedonales në “Syrin e Kaltër”

Pas publikimit në Sarandanews.com, policia rrugore e Sarandës ka marrë menjëherë masa për drejtuesin e makinës që u fut në mënyrë të jashtëligjshme në pedonalen tek “Syri i Kaltër”.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Rrugore e Sarandës

Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte në parkun natyror “Syri i Kaltër”, ku është e ndaluar lëvizja e automjeteve, pa autorizim, efektivët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin.

Në momentin e ndalimit, në vendin e quajtur “Bistricë”, drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi L. R., është konstatuar se drejtonte automjetin, pa siguracion.

Këtij shtetasi iu vendos masa administrative prej 20.000 lekë të rinj, për shkeljet e kryera.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.