Aksident tragjik në Janinë/ Çifti shqiptar del nga automjeti të shikojë defektin, merren përpara nga një makinë

Një familje shqiptare po kthehej në Greqi pas pushimeve në Shqipëri. Gjatë rrugës makina ka dhënë një defekt dhe burri e gruaja kanë dalë nga automjeti, në një xhep të autostradës për të identifikuar problemin.

Një makinë i ka marrë përpara me shpejtësi, duke shkaktuar vdekjen e tyre të menjëhershme.

E gjithë skena ka ndodhur përpara dy fëmijëve të tyre që ndodheshin në makinë, të cilën fatmirësisht kanë marrë vetëm disa plagë të lehta.

Kryefamiljari 58 vjeç e ka humbur jetën në vend, kurse bashkëshortja 50 vjeç, rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Janinë, në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm.