Sarandë, zhvillohet dëgjesa publike me banorët e lagjeve 1 e 2 dhe lagjeve 3 dhe 4

Ashtu siç ishte paralajmëruar është zhvilluar sot dëgjesa publike për buxhetin 2022 të bashkisë Sarandë me me banorët e lagjeve 1 e 2 dhe me ata të lagjeve 3 dhe 4.

Në takim ka pasur një prezencë të konisderueshme të qytetarëve të të gjitha lagjeve, të cilët kanë shprehur problematikat që shoqërojnë zonat ku ata banojnë.

Kryebashkiaku Adrian Gurma përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se janë dëgjuar e mbajtur shënim të gjitha problematikat për të bërë të mundur zgjidhjen e tyre.

“Zhvilluam sot dëgjesat publike, me banorët e lagjeve 1 e 2 dhe me ata të lagjeve 3 dhe 4 të Sarandës në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2022.

Diskutuam për problematikat që i shqetësojnë, për reagimin efikas të strukturave, si dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre”, nënvizon Adrian Gurma. /Sarandanews.com/