Alket Hyseni: Në Ksamil së shpejti investime 15 milionë dollarë, ujësjellësi përfundon para verës

Deputetët Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Ksamilit.

Gjatë takimit me banorët deputeti Alket Hyseni ka theksuar se depo e ujit dhe ujësjellësi i Ksamilit do të përfundojnë përpara fillimit të sezonit turistik dhe se së shpejti në Ksamil fillon edhe investimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë 15 milionë usd.

Deputeti Alket Hyseni pas këtij takimi shkruan:

“Në Ksamil me Damianin gjatë mbledhjes së Shtabit Elektoral.

?Edhe disa muaj dhe përfundojnë legalizimet.

?Ndërkohë dhjetra hotele me mijra shtretër janë shtuar vitet e fundit.

?Ujësjellësi përfundon para sezonit turistik.

?Janë rikonstruktuar apo bërë të reja disa rrugë e lulishte.

?Rrjeti elektrik investuar rrënjësisht.

?Së shpejti fillojmë investimin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlerë 15 milionë usd.
Fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë më e thellë”, shkruan Alket Hyseni